• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turqia ka arrestuar 145 persona nën dyshimin se kanë lidhje me militantët kurdë

Turqia ka arrestuar 145 persona nën dyshimin se kanë lidhje me militantët kurdë

Ankara, 3 tetor 2023 (MIA) - Policia turke gjatë natës ka arrestuar 145 persona në mbarë vendin të dyshuar për lidhje me Partinë Punotëre Kurde (PPK), informuan sot mediat shtetërore turke. 

Të dielën, dy sulmuesit aktivizuan një bombë në afërsi të ndërtesave qeveritare në Ankara, me çka humbën jetën dy sulmues, ndërsa ishin lënduar dy policë. Përgjegjësinë për sulmin e ndërmori grupi i ndaluar militant PKK, i cili konsiderohet si terrorist edhe në BE edhe në SHBA. 

Turqia pastaj kreu sulme ajrore ndaj caqeve të militantëve në Irakun verior dhe i arrestoi të dyshuarit në Stamboll gjatë natës, disa orë pasi PKK e ndërmori përgjegjësinë. 

Operacionet e fundit të policisë ishin fokusuar në provincën juglindore turke Shanlirufa. 

Ishin kryer katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë operacione kundër "njësiteve të inteligjencës" të PKK-së përgjatë gjithë vendit, njoftoi paraprakisht ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR