• e premte, 08 nëntor 2024

Turqia i ka ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Izraelin

Turqia i ka ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Izraelin

Stamboll, 3 maj 2024 (MIA) - Autoritetet turke i kanë ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Izraelin, pasi tanimë e kanë kufizuar eksportin në atë vend në prill, kumtoi Ministria turke e Tregtisë.

"Eksporti dhe importi me Izraelin janë ndërprerë", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Aty shtohet se Turqia do t'i zbatojë këto masa të reja "derisa qeveria izraelite nuk miraton kalim të papenguar të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR