• e shtunë, 23 nëntor 2024

Turqia i bashkohet padisë kundër Izraelit për gjenocid, para gjykatës në Hagë

Turqia i bashkohet padisë kundër Izraelit për gjenocid, para gjykatës në Hagë

Ankara, 7 gusht 2024 (MIA) - Turqia sot do t'i bashkohet padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocidin në Gazë, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë.

“Ndërhyrja e Turqisë drejton komunitetin ndërkombëtar që të njohë dhe t'i përgjigjet krizës humanitare në Gazë”, teklaroi një burim anonim për mediat perëndimore.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi më herët këtë javë se Stambolli do të lëshojë sot një deklaratë për rastin.

Turqia në maj paralajmëroi se do t'i bashkohet padisë së ngritur nga Afrika e Jugut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR