• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Turqia edhe zyrtarisht e njohu 11 korrikun si Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë

Turqia edhe zyrtarisht e njohu 11 korrikun si Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë

Ankara, 10 korrik 2024 (MIA) - Vendimi i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për shënimin e 11 korrikut si Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë është publikuar në Gazetën Zyrtare të këtij vendi, transmeton Anadollu.

Në vendimin e nënshkruar nga Erdogani, thuhet se gjenocidi në Srebrenicë të cilin Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e cilësoi si gjenocidin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, la gjurmë të errët në historinë e njerëzimit për shkak të vrasjes së mbi tetë mijë njerëzve në Bosnje e Hercegovinë më 11 korrik 1995.

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë e miratuar nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 23 maj të këtij viti, 11 korrikun e njeh si Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Në këtë kontekst, 11 korriku i cili është pranuar për të ngritur ndërgjegjësimin në mbarë botën përmes ngjarjeve përkujtimore, edukimit dhe aktiviteteve të ndërgjegjësimit publik në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në vendin tonë do të përkujtohet për të ndarë dhimbjen dhe dënojmë gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit”, thuhet në vendim.

Aktivitetet do të zhvillohen në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat publike përkatëse nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR