• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turqia e shtyu pagesën e gazit rus

Turqia e shtyu pagesën e gazit rus

Ankara, 10 maj (MIA) - Turqia e prolongoi pagesën e 600 milionë dollarëve për gaz natyror rus deri në vitin 2024 në pajtim me marrëveshjen me Moskën, që parasheh shtyrje të shumëfishtë  nga ajo shumë, deklaruan sot dy burime anonime.

Marrëveshja parasheh mundësi për shtyrje të pagesës së mbi katër miliardë dollarëve deri në vitin 2024.

"Pagesa e 600 milionë dollarëve zyrtarisht është shtyrë për vitin e ardhshëm. Rol të madh (për prolongimin) ka rritja e çmimit të energjisë. Turqia muajin e ardhshëm mund ta shtyjë pagesën e disa faturave, varësisht nga lëvizja e çmimit të energjisë", deklaroi një prej burimeve anonime.

Turqia në masë të madhe varet nga importi i energjisë, ndërsa Rusia është furnizuesi i saj më i madh. marrëveshja për prolongim të pagesës së gazit e ulë presionin ndaj rezervave devizore turke, të cilat janë pakësuar me politkën për përforcim të lirës dhe nga rritja e çmimeve të energjensëve.

Ministria e Energjetikës e Turqisë dhe e Rusisë, si dhe ndërmarrjet energjetike Botas dhe Gazprom nuk e komentuan informatën për shtyrje të pagesës.

Turqia vitin e kaluar për import të energjisë pagoi rreth 100 miliardë dollarë.

Në Turqi këtë fundjavë mbahen zgjehdjet presidenciale, ndërsa sipas anketave presidenti Rexhep Taip Erdogan mund të mposhtet, para së gjithash për shkak të shpenzimeve të larta për jetë dhe uljes drastike të vlerës së lirës. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR