Turqia e përshëndeti armëpushimin e përkohshëm të luftës në Iran
- Turqia sot njoftoi se e përshëndet armëpushimin e përkohshëm të shpallur të luftës në Iran dhe se shpreson që të gjitha palët do ta respektojnë marrëveshjen e arritur.
- Post By Sara Ademi
- 11:54, 8 prill, 2026
Ankara, 8 prill 2026 (MIA) - Turqia sot njoftoi se e përshëndet armëpushimin e përkohshëm të shpallur të luftës në Iran dhe se shpreson që të gjitha palët do ta respektojnë marrëveshjen e arritur.
"Rruga drejt paqes së përhershme është e mundur vetëm përmes dialogut, diplomacisë dhe besimit të ndërsjellë. Do të vazhdojmë të japim çdo mbështetje të mundshme për përfundimin e suksesshëm të negociatave që do të mbahen në Islamabad", citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, transmeton NTV.
Ministria e Punëve të Jashtme, gjtihashtu, e uroi Pakistanin për rolin që e luan në procesin paqësor dhe dëshiron vazhdimin e të gjitha nismave që kontribuojnë për paqe.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në mëngjes publikoi se Irani, SHBA dhe aleatët e tyre u pajtuan për armëpushim urgjent, që hyri në fuqi menjëherë dhe i përfshin të gjitha zonat e konfliktit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, paraprakisht tha se pas bisedave me udhëheqësinë e Pakistanit, është pajtuar për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit në periudhën prej dy javësh.
Menjëherë pasi presidenti amerikan Donald Tramp shpalli se është arritur marrëveshje dy javëshe për armëpushim, autoritetet iraniane publikuan kumtesën ku konfirmohet marrëveshja, duke thënë se përfshin "kontrollin e vazhduar iranian ndaj Ngushticës së Hormuzit". sa/
foto: MIA arkivi