Turqia e mori komandën e KFOR-it, komandanti i ri është gjenerali Ulutash
- Turqia prej sot ka marrë komandën e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:20, 10 tetor, 2023
Prishtinë, 10 tetor 2023 (MIA) - Turqia prej sot ka marrë komandën e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Ceremonia e pranim- dorëzimit të komandës u mbajt në kampin Film Siti në Prishtinë.
Komandanti i ri i KFOR-it, i 28-ti me radhë që nga formimi i misionit në vitin 1999 do të jetë gjeneral-majori Ozkan Ulutash.
Në vitet e kaluara komandën e KFOR-it e ka pasur Italia, ndërsa komandant në atë kohë ishte gjeneral-majori Anxhelo Mikele Ristuçi.
Në ceremoninë mori pjesë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, liderë fetarë dhe personalitete të tjerë të lartë si dhe komandanti i e Forcave të përbashkëta aleate të NATO-s në Napoli, admiral Stjuart B. Munsh. qa/