• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Turqia e bllokoi qasjen në Instagram

Turqia e bllokoi qasjen në Instagram

Ankara, 2 gusht 2024 (MIA) - Turqia e bllokoi qasjen në platformën Instagram, njoftoi sot rregullatori për infoteknologji, pa e saktësuar arsyen ose kohëzgjatjen e ndalesës, që e la të paarritshëm edhe aplikacionin celular të platformës. 

Ky gjest vijoi pas komenteve të zyrtarit turk për komunikime, Fahretin Altun, prej para dy ditësh, kur e kritikoi platformën për vendimin e saj të bllokojë mesazhet ngushëlluese për vrasjen e Ismail Hanias, liderit të grupit palestinez Hamas.

"Kjo është cenzurë e pastër dhe e thjeshtë", deklaroi Altun, drejtor për komunikime të presidencës turke, në rrjetin X, duke shtuar se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të rregullave për veprimet e tij.

Instagrami ka më shumë se 50 milionë parapagues në Turqi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR