• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turqia e anuloi ndalesën e tregtisë me Izraelin

Turqia e anuloi ndalesën e tregtisë me Izraelin

Ankara, 9 maj 2024 (MIA) - Ministria turke e Tregtisë ka njoftuar sot se kompanitë nga ky vend kanë afat prej tre muajve që të dërgojnë dërgesa të parakohshme për produkte në Izrael, gjë të cilën ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac e përshëndeti si fitore për vendin, pasi që Turqia javën e kaluar publikoi ndalesë për tregti me Izraelin për shkak të ofensivës në Gaza.

"Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka tërhequr dhe anuluar shumë kufizime tregtare dhe mësimi është i qartë: nuk guxojmë të dorëzohemi para kërcënimeve të diktatorëve dhe duhet të krijojmë alternativa që të mos varemi nga një person i Vëllezërisë myslimane, i cili mund të ndalojë gjithçka në çdo kohë", shkroi Kac në platformën Iks.

Një përfaqësues i Ministrisë turke deklaroi se pezullimi i ndalesës "nuk vjen parasysh" dhe se bëhet fjalë vetëm për anulimin tremujot gjatë së cilës kompanitë turke mund t'i porosisin dërgesat ekzistuese deri në Izrael, përmes një vendi të tretë.

Më 2 maj Turqia publikoi se e ka ndërprerë eksportin dhe importin nga Izraeli për shkak të operacionit ushtarak në Rripin e Gazës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR