Turqia disa herë ka sulmuar pozicionet e PKK-së në Siri dhe Irak
- Forcat turke kanë sulmuar pozicionet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Siri dhe Irak, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:02, 26 nëntor, 2024
Ankara, 26 nëntor 2024 (MIA) - Forcat turke kanë sulmuar pozicionet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Siri dhe Irak, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Turqia dje dhe sot ka kryer sulme të shumta ndaj pozicioneve të PKK-së në Irakun verior dhe ndaj milicisë kurde JPG në Sirinë veriore, të cilën Ankaraja e konsideron aleate të PKK-së, theksohet në kumtesën e Ministrisë së publikuar në Iks.
Luftëtarët kurdë sirianë sulmuan dje një bazë të milicisë aleate turke në veri të Sirisë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë britanike me qendër në Koventri, Angli, e themeluar në vitin 2006 që synon të mbledhë dhe dokumentojë shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë raportoi një "pushtim" të bazës së grupit aleat, duke vrarë 11 persona. Me mbështetjen e grupeve lojale, Turqia kontrollon pjesë të vendit në veri të Sirisë dhe ka bërë disa inkursione në ato zona që nga viti 2016.
Observatori raportoi se shtatë anëtarë të milicisë pro-turke u vranë dje dhe 12 u plagosën në sulm. Grupi raportoi gjithashtu për viktima civile, duke përfshirë dy fëmijë.
Shkëmbimi i zjarrit në atë zonë ka vazhduar edhe sot, njofton DPA duke cituar burime të sigurta.
Foto: Arkivi i MIA-s