• e premte, 05 korrik 2024

Turqia apeloi që Irani të shmang përshkallëzim të ri të konfliktit me Izraelin

Turqia apeloi që Irani të shmang përshkallëzim të ri të konfliktit me Izraelin

Ankara, 14 prill 2024 (MIA) - Turqia sot i ka bërë thirrje Iranit që të shmang "pëshkallëzim të ri" pas sulmeve të mbrëmshme iraniane ndaj Izraelit, deklaroi një burim anonim diplomatik turk.

Ai tha se ministri turk Hakan Fidan në bisedën e djeshme telefonike me kolegun e tij iranian, Hosein Amirabdolahian tha se Turqia nuk dëshiron përshkallëzim të ri të dhunës në rajon.

Shefi i diplomacisë iraniane ka deklaruar se "ka përfunduar operacioni hakmarrës kundër Izraelit", por se Irani e mban të drejtën të veprojë "me fuqinë më të madhe" në rast të "sulmit të ri izraelit".

Irani mbrëmë lëshoi më shumë se 300 dronë dhe projektile ndaj Izraelit, si përgjigje të sulmit ndaj Konsullatës iraniane në Damask në fillim të muajit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR