• e premte, 27 dhjetor 2024

Turqi i dënoi ashpër sulmet e Izraelit mbi Rripin e Gazës

Turqi i dënoi ashpër sulmet e Izraelit mbi Rripin e Gazës
Ankara, 6 gusht 2022 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në mënyrë të ashpër i dënoi sulmet ajrore të Izraelit mbi Rripin e Gazës, duke e potencuar nevojën që të ndalojnë sulmet para se ato të shndërrohen në konflikte më serioze. "Ne e shohim të papranueshme vrasjen e civilëve, duke përfshirë fëmijë në sulme. Jemi thellësisht të shqetësuar për tensionet në rritje në rajon pas sulmit. E theksojmë nevojën për të ndalur sulmet para se ato të kthehen në një spirale të re konflikti dhe për këtë arsye bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe maturi”, thuhet në kumtesë, transmeton Anadolu. Armata izraelite mbrëmë kumtoi se ka sulmuar disa caqe të caktuara të lëvizjes Xhihadi islamik në Rripin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot kumtoi se në sulmet ajrore izraelite jetën e kanë humbur 13 persona, ndërsa 114 janë plagosur por nuk është saktësuar sa civilë janë në mesin e viktimave.

QËNDRONI TË LIDHUR