• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Turqi: Dhjetëra minatorë të bllokuar nën tokë pas shpërthimit në minierën e qymyrit

Turqi: Dhjetëra minatorë të bllokuar nën tokë pas shpërthimit në minierën e qymyrit
Ankara, 14 tetor 2022 (MIA) – Dhjetëra minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë pas shpërthimit të sotëm në një minierë për qymyr në provincën Bartin në veri të Turqisë, njofton Anadolu. Shpërthimi ka ndodhur në 300 metra nën tokë në një minierë për qymyr në provincën bregdetare Bartin të Detit të Zi në orën 18:15 sipas kohës lokale (15:15 sipas Griniçit). Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe mjekësore dhe zjarrfikëset. "Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin 14 minatorë, ndërsa të paktën 49 janë ende të bllokuar", tha guvernatori i Bartin, Nurtac Arslan. Tani për tani nuk ka viktima. Administrata turke për përballje me katastrofa dhe situata të jashtëzakonshme (AFAD) kumtoi se shpërthimi në minierën në vendbanimin Amasra u shkaktua nga një transformator. Ministrat e punëve të brendshme dhe të energjetikës dhe resurseve natyrore të Turqisë, Sulejman Sojlu dhe Fatih Donmez do të udhëtojnë për në Amasru pas udhëzimeve të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR