• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turk i shqetësuar nga thirrja e autoriteteve izraelite që palestinezët të largohen nga Gaza

Turk i shqetësuar nga thirrja e autoriteteve izraelite që palestinezët të largohen nga Gaza

Nju-Jork, 5 janar 2024 (MIA) - Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Folker Turk tha se ai ishte "shumë i shqetësuar" nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë që u bënin thirrje palestinezëve të largohen nga Gaza.

"Jam shumë i shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë për planet për transferimin e civilëve nga Gaza në vendet e treta”, ka shkruar Turk në rrjetin social X.

Ai shtoi se ligji ndërkombëtar ndalon transferimin me forcë të personave të mbrojtur ose dëbimin nga territori i pushtuar, raporton "Al Arabia".

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir bëri thirrje të hënën për promovimin e "zgjidhjeve për të inkurajuar emigrimin e banorëve të Gazës" ​​dhe rivendosjen e vendbanimeve izraelite në Rripin e Gazës.

Një ditë më parë, ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotriç, bëri thirrje gjithashtu për kthimin e kolonëve në Gaza, duke shtuar se Izraeli duhet të "inkurajojë" rreth 2.4 milionë palestinezë nga enklava që të largohen.

Qeveria izraelite e kryeministrit Benjamin Netanjahu nuk ka propozuar zyrtarisht plane për dëbimin e banorëve të Gazës ose kthimin e kolonëve hebrenj në territor që kur shpërtheu lufta pasi grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor.

Shumica e banorëve të Gazës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR