• e enjte, 26 dhjetor 2024

Turk i bëri thirrje Londrës të shfuqizojë ligjin për zgjerimin e kompetencave të policisë britanike

Turk i bëri thirrje Londrës të shfuqizojë ligjin për zgjerimin e kompetencave të policisë britanike

Londër, 27 prill 2023 (MIA) - Komisioneri i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Uolker Turk i bëri thirrje Qeverisë britanike që të shfuqizojë ligjin, i cili i jep policisë në Angli dhe Uels më shumë kompetenca për të vepruar në parandalimin e prishjes serioze të rendit publik gjatë protestave.

Qeveria konservatore e Britanisë pretendon se fuqitë e reja janë të nevojshme për të parandaluar shkeljet që kërcënojnë jetën dhe shëndetin e opinionit më të gjerë dhe të kryera nga një grup i vogël njerëzish që protestojnë kryesisht për çështje ekologjike.

Ligji për rend publik, i cili dje ishte miratuar nga Parlamenti britanik, ka qenë nën kritika të rënda nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilët thonë se kjo i jep policisë shumë pushtet. I kufizon liritë e disa protestuesve për atë se si të shprehin protestën e tyre për t'i parandaluar ata të shkaktojnë dëme serioze në infrastrukturë, përfshirë aeroportet dhe hekurudhat dhe vendos një shkelje të re për ata që tentojnë të "mbyllen" në objekte ose ndërtesa.

Komisioneri i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Turk tha se ligji parasheh shqetësim serioz dhe vendos kufizime të lirisë që "nuk janë as të nevojshme, e as proporcionale". qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR