• e premte, 27 dhjetor 2024

Tunç: Izraeli herët apo vonë do të përgjigjet para Gjykatës Ndërkombëtare

Tunç: Izraeli herët apo vonë do të përgjigjet para Gjykatës Ndërkombëtare

Ankara, 17 nëntor 2023 (MIA) - Ministri turk i Drejtësisë, Jillmaz Tunç beson se Izraeli herët apo vonë do të përgjgijet para Gjykatës Ndërkobëtare Penale në Hagë për veprimet e tij në Gazë. Ai këtë e deklaroi në intervistë për gazetën "Milet" duke u përgjigjur në pyetjen a do të përgjigjet Izraeli para gjyqësisë ndërkombëtare. 

"Në fund, Izraeli do të dënohet. Sepse para syve të botës po masakrohen fëmijë. Vallë nuk do të kërkohet përgjegjësi për këta fëmijë? Me siguri se do të kërkohet. Madje edhe nëse kjo nuk mund të arrihet sot, do të kalojnë disa vite dhe ata vrasës do të dënohen para Gjykatës Ndërkombëtare Penale", u përgjigj ministri. 

Sipas Tunç, "për momentin sistemi ndërkombëtar ka mangësi", por po grumbullohen dëshmi. 

"Për fat të keq, struktura e Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe Karta e KB-së nuk lejojnë që të zgjidhet ky problem. Për fat të keq, e drejta e vetos së një anëtari mund ta hedhë poshtë armëpushimin dhe të vendosë të vazhdojë lufta. Ofertat për ndihmë humanitare janë refuzuar. Për fat të keq, as më njerëzorja nuk mund të bëhet për shkak të të drejtës së vetos të një anëtari", theksoi Tunç. fc/

Fotografia: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR