• e enjte, 26 dhjetor 2024

ITSHKSH-së i shtohen edhe gjashtë Departamente rajonale të trashëgimisë kulturore

ITSHKSH-së i shtohen edhe gjashtë Departamente rajonale të trashëgimisë kulturore

Shkup, 21 mars (MIA) 2023 – Në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot ka kaluar propozim-projekti i ITSHKSH-së për formimin e gjashtë departamenteve rajonale të Trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu janë miratuar edhe propozim-projektet për formimin  e Departamentit të Mërgatës dhe Qendrës multimediale dhe dokumentare në kuadër të ITSHKSH.Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, siç thuhet në kumtesën e ITSHKSH-së, është shprehur i kënaqur, duke faleminderuar me këtë rast liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, për mbështetjen e pa rezervë të këtyre projekteve, Zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin, për menaxhimin dhe bashkërendimin e procesit dhe Jeton Shaqirin, ministër  i Arsimit dhe Shkencës, për finalizimin e implementimit institucional të këtyre propozim-ideve.“Ky është kurorëzim i një pune shumëvjeçare që ka për qëllim rrumbullakimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor për një veprimtari më të gjerë kërkimore-shkencore në terren dhe përgatitje e një faze të re të punës sonë që si objektiv kryesor do të ketë zgjerimin e fushëveprimit tonë gjithkund ku ndodhet trashëgimia jonë shpirtërore e kulturore. Në të ardhmen presim që me ekipimin e kuadrit të specializuar të zhvillojmë një sërë projektesh që përpos karakterit shkencor, do të kenë edhe karakter edukativ e njohës për gjeneratat e reja, të cilat duhet të jenë në korrent me historinë dhe trashëgiminë kulturore  në trevat ku ata banojnë”, dekaroi Asani.Me vendimin e sotëm të Qeverisë, ITSHKSH-së do t’i shtohen gjashtë departamente rajonale të trashëgimisë kulturore, duke filluar ngaManastiri (Rajoni i Pellagonisë), ku do të ngrihet Departamenti rajonal i trashëgimisë kulturore me emrin “Qiriazët”, pastaj pellgu i Ohrit dheStrugës – Departamenti rajonal  “Dervish Hima”, rajoni i Rekës së Epërme me qendër në Dibër, që do të mbaj emrin e Josif Bagerit , rajoni iKërçovës – “Nëna Shqiptare”, rajoni i Pollogut në Tetovë – “Deralla”, si dhe Departamenti rajonal i Kumanovëe  -“Jashar Erebara”, që do të përfshijë rajonin e rrafshit të Kumanovës dhe Karadakut.Secili prej këtyre departameneteve rajonale i ka specifikat e veta dhe jorastësisht i kanë emërtimet që iu përkasin atyre specifikave. Kështu, shton, bie fjala, në Manastir dihet mirëfilli kontributi historik i familjes Qiriazi dhe për rrjedhojë emri që do të mbaj Departamenti rajonal në këtë qytet ndërlidhet me historinë lavdishme të kësaj familjeje.Pastaj, shton Asani, e kemi rilindësin Dervish Hima nga Ohri, një patriot intelektual që radhitet bashkë me firmëtarët tjerë të Pavarësisë së Shqipërisë, injohur me penën e tij të spikatur si publicist dhe botues. Dhe jo rastësisht emrin e tij do ta mbajë Departamenti rajonal i Pellgut të Ohrit dhe Strugës.Më pas vijon Rajoni i Rekës së Epërmes që do të mbajë emrin e veprimtarit, poetit dhe publicistit Josif Bageri, i cili u angazhua edhe për bashkëpunimin në mes të popujve të Ballkanit në frymën e Rilindjes Evropiane.Në Kërçovë do të jetë simboli i sakrificës shekullore – “Nëna Shqiptare”, një atribut ky që do të arsyetojë fushëveprimin e Departamenti rajonal të trashëgimisë kulturore, duke sublimuar të gjitha virtytet e shenjta të nënës shqiptare, ky burim i pashtershëm frymëzimi dhe pjellorie ndër shekuj.Rajoni i Pollogut, shton Asani, ka dhënë shumë figura të shquara që i kanë kontribuuar progresit dhe dinjitetit ndër shekuj, andaj është përzgjedhur qëDepartamenti rajonal i trashëgimisë kulturore që do të mbuloj këtë rajon, me seli në Tetovë, të ketë emrin “Deralla”, një personifikim ky i sakrificave dhe aspiratave liridashëse të banorëve të këtij rajoni dhe më gjerë.Në janar të vitit 1909, me nismën e atdhetarit dhe publicistit , Jashar Erebara, themelohet “Klubi i Kumanovës”, i cili është cilësuar edhe si vatra e parë e arsimit shqip në këto treva. Me themelimin e këtij klubi dalin në ndritë personalitete dhe ngjarje të tjera që kanë rëndësi historike për trevën shqiptare të Kumanovës. Prandaj edhe Departamenti i trashëgimisë kulturore të këtij rajoni jo rastësisht do të mbaj emrin e Jashar Erebarës.Në kuadër të ITSHKSH në të ardhmen  do të funksionojnë edhe Departamenti i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare.Duke themeluar Departamentin e Mërgatës, ITSHKSH synon që të ofroj një shikim të ri sa i përket trajtimit të mërgatës sonë, e cila duhet tëjetë më e lidhur me vendlindjen, duke kontribuar kështu në dy plane: në njërën anë, vendlindja përfiton nga përvoja dhe mirëqenia e mërgatës,kurse kjo e fundit përfiton nga vendlindja edukimin dhe traditën.Ndërkaq Qendra multimediale dhe dokumentare do të jetë një shtyllë ndihmëse e ITSHKSH në dokumentimin dhe arkivimin digjital tëtrashëgimisë sonë materiale e shpirtërore, një përvojë kjo e njohur e instituteve botërore të cilët kanë edhe produksionet e tyre, shembull kyqë do të ndiqet edhe nga ITSHKSH.

QËNDRONI TË LIDHUR