• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët e OSBE-së: Në vend denoncohen vetëm dy për qind e rasteve të dhunës me bazë gjinore

Tryezë e rrumbullakët e OSBE-së: Në vend denoncohen vetëm dy për qind e rasteve të dhunës me bazë gjinore

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA)- Vetëm dy për qind e rasteve të dhunës gjinore paraqiten në institucionet kompetente të vendit, tregon hulumtimi i OSBE-së, ose gratë viktima më së shpeshti e paraqesin këtë incident të rëndë. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme deri më shtator të vitit 2023, janë paraqitur gjithsej 841 raste të dhunës në familje dhe 855 kryerës, ku pjesa më e madhe janë burra, duke i marrë parasysh rezultatet e hulumtimit të OSBE-së paraqet vetëm dy për qind nga dhuna gjinore te ne, janë konkluzionet që janë prezantuar në tryezën e rrumbullakët me temë "Dhuna me bazë gjinore" e cila mbahet sot në Shkup.

Ngjarjen e çeli këshilltari i reformave policore nga Sekretariati i OSBE-së, Bjorn Tore Saltvik i cili theksoi se ky projekt ka për qëllim ta përpunojë dhunën me bazë gjinore duke e vënë theksin në viktimën dhe theksoi se projekti tashmë është prezantuar në Hungari, Rumani dhe Bullgari.

"Qëllimi jonë është të zgjerohet tema sepse nuk bëhet fjalë vetëm për dhunën familjare, por fatkeqësisht në gjitha këto raste më së shpeshti viktimë është gruaja", tha Saltvik.

Ai theksoi se krahas pikëpamjeve tjera të dhunës, këtu numërohet edhe dhuna onlajn që është shumë aktuale dhe e shpeshtë sot.

"Ky projekt është bazuar në Konventën e Stambollit dhe të gjitha vendet të cilat marrin pjesë në projektin e kanë nënshkruar konventën", tha Saltvik.

Ai tha se rezultatet nga projekti tregojnë se në shumë raste fokusi është vënë në dhunën familjare, edhe pse bëhet fjalë për një spektër t0ë madh dhe potencoi se si pjesë e realizimit të projektit janë organizuar edhe trajnime për policinë.

Drejtoresha e Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, Elena Dimushevska e definoi nocionin e dhunës me bazë gjinore për të cilën theksoi se paraqet dhunë drejtuar ndaj një personi të caktuar për shkak të gjinisë së tyre, nga e cila rezulton se dhuna me bazë gjinore ndaj grave është dhunë ndaj tyre vetëm sepse janë gra.

"Ajo që është më e rëndësishme ta kemi në mendje gjithmonë kur flasim për këtë temë është se kjo dhunë ekziston për shkak të pabarazisë së shprehjes së pushtetit midis burrave dhe grave", theksoi ajo.

Dimushevska e theksoi edhe dhunën seksuale e cila është e pranishme edhe në martesë, por tek ne nuk paraqitet si e tillë për shkak asaj se raportet seksuale konsiderohen si detyrim në martesë.

"Dhuna në martesë është dukuri shumë e shpeshtë tek ne, prandaj shkak është dhe përgjigjja që merret edhe nga institucionet, veçanërisht shikimi i raportit seksuale si detyrim në martesë", tha ajo.

Profesoresha e psikologjisë në Fakultetin filozofik pranë UCM-së, Nikolina Kenig theksoi se dhuna me bazë gjinore mbështetet pikërisht në jetën patriarkale dhe theksoi se në vendet ku ka praktika dhe trajnime të përditshme për këtë temë, përqindja e dhunës është dukshëm më i ulët.

Ajo poashtu dha kritika edhe deri te raportimi nga ana e mediave, duke thënë se ata raportojnë vetëm raste konkrete të dhunës.

"Informimi sensitiv gjinor nuk mund të bazohet vetëm në informimin e dhunës gjinore, derisa nga ana tjetër me të gjitha temat tjera zgjerohen të menduarit patriarkal", tha ajo.

Gazetari Sashe Dimovski theksoi se përqindja më e madhe e viktimave të dhunës tek ne janë gratë, kurse pjesa më e madhe e autorëve janë burrat.

"Deri në shtator të vitit 2023 në MPB janë paraqitur 841 raste të dhunës familjare dhe 855 kryerës, ku pjesa më e madhe janë burra", theksoi ai.

Tryeza e rrumbullakët në temën "Dhuna me bazë gjinore" është pjesë e projektit "Forcimi i kapaciteteve të së drejtës penale për luftë kundër dhunës familjare në Evropën Juglindore" në organizim të OSBE-së. ss/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR