• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trupi gjykues: Tramp e ka sulmuar seksualisht shkrimtaren Keroll

Trupi gjykues: Tramp e ka sulmuar seksualisht shkrimtaren Keroll

Nju-Jork, 9 maj 2-23 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren, E.Xhin Keroll, në vitet 1990 dhe më pas ka shpifur duke e quajtur gënjeshtare, ka deklaruar një juri e madhe në SHBA.

E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.

Një juri prej tetë anëtarëve në gjykatën federale në Manhatan, ka thënë se Tramp duhet t'i paguajë shkrimtares një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Ndonëse gjetjet për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka gjetur që Tramp e ka dhunuar atë.

Tramp nuk ka qenë prezent në gjyqin që ka nisur më 25 prill.

Keroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Tramp, 76-vjeçar, e ka dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas ia ka prishur reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR