• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Trupat ukrainase përparuan deri në 10 kilometra në Rusi, kumtoi Instituti për studimin e luftës

Trupat ukrainase përparuan deri në 10 kilometra në Rusi, kumtoi Instituti për studimin e luftës

Uashington, 8 gusht 2024 (MIA) - Trupat ukrainase përparuan deri 10 kilometra në Rusi, që është me shumë gjasa ndërhyrja më serioze kufitare në konfliktin, publikoi sot Instituti për studimin e luftës.

Forcat pro-Kievit sulmuan rajonin jugperëndimor rus Kursk të martën në mëngjes, duke vendosur rreth 1.000 trupa dhe më shumë se dy duzina automjete të blinduara dhe tanke, sipas ushtrisë ruse.

Kievi zyrtarisht nuk e komentoi operacionin. 

Gjenerali i lartë rus premtoi dje se do të ndalojë ndërhyrjen dhe do të shtyjë luftëtarët ukrainas të kthehen në kufi.

“Forcat ukrainase kanë bërë një përparim të konfirmuar deri në 10 kilometra në rajonin Kursk të Rusisë në mes të operacioneve të vazhdueshme sulmuese të mekanizuara në territorin rus. Shtrirja aktuale e konfirmuar dhe vendndodhja e përparimeve të Ukrainës në rajonin Kursk tregojnë se forcat ukrainase kanë depërtuar në të paktën dy linja mbrojtëse ruse dhe një bastion”, kumtoi Instituti Amerikan për studimin e luftës në përditësimin e tij të fundit.

Përparimi është i fokusuar në qendrën logjistike Suxha, një qytet me rreth 5000 banorë që ndodhet rreth 8 kilometra na kufiri ukrainas. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR