• e enjte, 18 korrik 2024

Trump i quajti "qesharake" akuzat e ngritura kundër tij në gjykatën federale në Uashington 

Trump i quajti

Uashington, 5 gusht 2023 (MIA) - Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i quajti qesharake akuzat e ngritura kundër tij të enjten nga gjykata federale në Uashington.

 Ai, gjithashtu, i cilësoi ato si të paligjshme dhe kritikoi instrumentalizimin e drejtësisë nga rivali i tij, demokrati Xho Bajden.

"Kjo akuzë është qesharake dhe jo e ligjshme. Ky është një akt i dëshpëruar nga Xho Bajdeni patetik dhe mashtruesit e tij nga e majta radikale për të mbajtur kontrollin e tyre në pushtet. Sa herë që më fajësojnë mua, vlerësimi ynë rritet. Ne kemi nevojë për një impiçment tjetër për të marrë këtë votë, shtoi Tramp gjatë fushatës në Alabama, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ngjarja parazgjedhore u mbajt në Montogmeri, kur Trampi u mirëprit ngrohtësisht nga mbështetësit e tij.

Të enjten, ai u deklarua i pafajshëm para gjykatës në Uashington për akuzat që lidhen me përpjekjen për të shkatërruar zgjedhjet në vitin 2020. ls/

 

Foto; Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR