• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trudo i shqetësuar për pritjen ndaj ish pjesëtarit të SS në Parlamentin kanadez

Trudo i shqetësuar për pritjen ndaj ish pjesëtarit të SS në Parlamentin kanadez

Uashington, 26 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo në pres konferencën me gazetarët mbrëmë deklaroi se është “shumë i shqetësuar nga situata” kur parlamenti kanadez përshëndeti një veteran ukrainas të Luftës së Dytë Botërore i cili u prezantua si hero i luftës së Ukrainës kundër rusëve, por që në fakt ka qenë pjesëtar i divizionit gjerman SS. Ai tha se ai dhe delegacioni ukrainas nuk ishin të informuar për ftesën e Hunkës në parlament.

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit kanadez, Entoni Rot, kërkoi falje për nderimin e një emigranti ukrainas 98-vjeçar i cili luftoi në anën e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Kanada.

Rot përshëndeti Jaroslav Hunkën, një shtetas kanadez me origjinë ukrainase në një seancë parlamentare të premten dhe e vlerësoi atë si një “veteran ukrainez-kanadez të Luftës së Dytë Botërore që luftoi për pavarësinë e Ukrainës kundër rusëve dhe një hero ukrainas dhe kanadez”. Të dielën, organizata hebreje për të drejtat e njeriut Miqtë e Qendrës Simon Viesental dënoi ndarjen e çmimit për Hunk të dhënë nga kryetari i Dhomës së përfaqësuesve dhe i bëri thirrje Rotës të kërkonte falje, transmeton Telegrafi.

“Deklaratat e Rot injorojnë faktin se Hunka ishte një anëtar i Divizionit të 14-të SS Grenadier, një njësi naziste, krimet e së cilës kundër njerëzimit gjatë holokaustit janë të dokumentuara mirë”, tha organizata.

Divizioni SS Galicia që ishte përcaktim për Divizionin e 14-të të Grenadierëve SS ishte një njësi e formuar fillimisht nga vullnetarë galikë me origjinë ukrainase, të cilët luftuan në anën e Gjermanisë kundër ushtrisë së kuqe.

Të dielën, Rot kërkoi falje për deklaratën e tij dhe tha se çmimi i ukrainasit në parlament ishte iniciativë e tij.

“Më vonë mora informacione të reja, kështu që tani më vjen keq. Do të doja t’u kërkoja falje komuniteteve hebreje anembanë Kanadasë dhe botës”, tha Rot.

 

QËNDRONI TË LIDHUR