• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tripunovski: Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm, intenca jonë ishte vetëm që të ndihmojmë

Tripunovski: Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm, intenca jonë ishte vetëm që të ndihmojmë

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët. Intenca jonë ishte që të ndihmojmë për shkak se kemi parë që pushteti lokal nuk ka arritur ta menaxhojë procesin, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski pas daljes së djeshme të Strumicës nga BNJVL-ja për shkak të, siç theksuan nga Komuna, sjelljes indiferente ndaj qytetit dhe qytetarëve të saj në periudhën kur përballejn me njërin nga sfidat më të mëdha - ujin e pijshëm dhe për shkak të refuzimit të projektit të vetëm nga Strumica për shfryëzimin e mjeteve nga kredia hungareze.

Tripunovski thotë se në gjithë situatën nuk ka asnjë politikë nga ana e Qeverisë dhe se intenca e vetme e Ministrisë ka qenë që ta ndihmojë komunën për tejkalimin e problemit me ujin e pijshëm.

"Konform ligjeve, përgjegjësi e pushtetit vendor është që ujin që e merr në stacionin e filtrimit ta çojë në fazën e pijshme për t'ua shpërndarë qytetarëve dhe nuk dua të fus politikë këtu. Synimi ynë ishte të viheshim në dispozicion sepse pamë që pushteti vendor e menaxhoi keq atë proces dhe kjo ishte praktikisht e gjithë veprimtaria jonë. Për performancën e tyre në të kaluarën flet edhe fakti që kryetari i Strumicës dhe të gjithë kryetarët e mëparshëm nuk kanë investuar mjaftueshëm në stacionin e filtrimit. Nuk është përgjegjësi e Qeverisë, është përgjegjësi e vetëqeverisjes lokale", tha Tripunovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas debatit të sotëm në Qeveri dedikuar bujqësisë, vetëqeverisjes lokale dhe mjedisit jetësor.

Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Tripunovski e ka përsëritur qëndrimin që e ka parashtruar në intervistën për MIA-n se nuk ka politikë në shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze dhe se kryetari i Srumicës ka aplikuar me projekt, i cili tashmë është dhënë në tender dhe për të cilin kanë filluar punimet ndërtimore. Perinski e përsëriti qëndrimin se apelon në urt[si tek kryetari i Strumicës dhe karposhit, të cilët kanë paralajmëruar dalje nga BNJVL-ja.

Komuna e Strumicës dje zyrtarisht njoftoi se del nga BNJVL-ja, ndërsa kryetari i Karposhit paralajmëroi një mundësi të këtillë. Për sot është caktuar konferenc e re për shtyp e kryetarit të Karposhit. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR