• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tridhjetë të vrarë në sulmin e ushtrisë në kampin e refugjatëve në veri të Miаnmarit

Tridhjetë të vrarë në sulmin e ushtrisë në kampin e refugjatëve në veri të Miаnmarit

Nepjido, 10 tetor 2023 (MIA)-  Në sulmin ushtarak në kampin e refugjatëve në pjesën veriore të Mianmarit humbën jetën 29 veta, kurse dhjetëra të tjerë janë të plagosur, deklaroi sot zëdhënësi i grupit etnik rebel që kontrollon zonën.

Junta mianmare akuzohet se ka kryer më shumë sulme të përgjakshme ndaj caqeve civile në përpjekje për të shtypur rezistencën e grusht shtetit në vitin 2021, transmeton Fena.

Sulmi i fundit ndodhi mbrëmë, rreth orës 23:30, deklaroi koloneli Nau Bu nga Armata e pavarur Kaçin, transmetojnë mediat franceze.

"Kemi gjetur 29 trupa, mes tyre ka edhe fëmijë dhe pleq, kurse 56 persona janë të plagosur", tha ai, duke shtuar se po hetojnë me çfarë rakete është goditur kampi.

"Nuk dëgjuam asnjë aeroplan", tha ai, duke shtuar se po hetohet nëse ushtria ka shfrytëzuar dronë për të gjuajtur kampin që gjendet në afërsi të qytetit Laiz në kufi me Kinën. ss/ 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR