• e martë, 02 korrik 2024

Tridhjetë e gjashtë aeroplanë ushtarak kinezë janë vërejt rreth Tajvanit

Tridhjetë e gjashtë aeroplanë ushtarak kinezë janë vërejt rreth Tajvanit

Taipei, 22 mars 2024 (MIA) - Tridhjetë e gjashtë aeroplanë ushtarak kinezë janë vënë re rreth Tajvanit në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së ishullit. Ky është fluturimi më masiv i aeroplanëve kinez të regjistruar këtë vit, transmetojnë mediat franceze.

"Trembëdhjetë prej aeroplanëve kanë kaluar linjën mesatare të ngushticës së Tajvanit", informon ministria, duke menduar në linjën jozyrtare të demarkacionit midis Kinës dhe Tajvanit të cilën Pekini nuk e njeh.

Në 24 orët e fundit deri në orën 6:00 sipas kohës lokale Ministria e Mbrojtjes ka ndaluar dhe gjashtë anije ushtarake të cilët lundronin rreth Tajvanit.

Më herët, 32 aeroplanë luftarakë janë parë në periudhën prej 24 orësh deri në orën 6:00 të mëngjesit së djeshëm.

Pekini ka shtuar presionin ushtarak dhe politik në ishull që nga zgjedhjet e vitit 2016 të presidentit Cai Ing-ven i cili nuk i njeh pretendimet kineze ndaj ishullit.

Vendosja e më shumë makinave ushtarake kineze ishte raportuar rreth Tajvanit menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 13 janarit të vitit 2024 të fituara nga Vilijam Lai. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR