• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria argjentinase mbylli agjencinë shtetërore Telam

Qeveria argjentinase mbylli agjencinë shtetërore Telam

Buenos Aires, 2 korrik 2024 (MIA) - Qeveria argjentinase dje edhe zyrtarisht e bëri të ditur mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve Telam, që fillimisht e paralajmëroi në mars, duke e shndërruar atë në një agjenci shtetërore për reklamim dhe propagandë, raportojnë mediat franceze.

Agjencia, e themeluar në vitin 1945, "do të ndalojë së funksionuari siç ka funksionuar që nga themelimi i tij në aktivitetet e ofrimit të shërbimeve gazetareske dhe si agjenci informative”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar dje.

 Agjencia deri tani do t'i "fokusojë aktivitetet e saj në drejtimin e ri strategjik të kompanisë, ndërsa ajo është të punojë si agjenci reklame dhe propagande”.

 "Agenzia de Publicidad del Estado" e re (APE) do të jetë përgjegjëse për "dizajnin, prodhimin, marketingun dhe shpërndarjen e materialeve reklamuese kombëtare dhe/ose ndërkombëtare", thuhet në njoftim. 

 "Vazhdojmë të luftojmë për t'i mbrojtur vendet e punës dhe rolin social të mediave publike, të cilin kjo qeveri synon t'i shkatërrojë”, u përgjigj sindikata e mediave të Buenos Aires (SiPreBA) dhe një grup punonjësish të Telam.

 Në fillim të marsit, qeveria ultra-liberale e presidentit Havier Millej pezulloi agjencinë e informacionit publik dhe bllokoi hyrjen në ndërtesat e saj në Buenos Aires. Presidenti tha se agjencia ishte "shfrytëzuar në dekadat e fundit si një agjenci për propagandën e kirshnerizmit”, kujtojnë mediat franceze. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR