• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tribunë e Lidhjes së Odave ekonomike - inteligjenca artificiale dhe tranzicioni i gjelbër janë çelësi që vendi t’u afrohet forcave zhvillimore

Tribunë e Lidhjes së Odave ekonomike - inteligjenca artificiale dhe tranzicioni i gjelbër janë çelësi që vendi t’u afrohet forcave zhvillimore

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Në organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, sot u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë “Mësimet e nxjerra nga projekti Greenovet, përdorimi i inteligjencës artificiale në krijimin e aftësive të gjelbra për të ardhmen".

Kryetari i Odës dhe nënkryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Orce Simov theksoi se inteligjenca artificiale dhe tranzicioni i gjelbër janë dy fushat që për momentin janë të rëndësishme në botë dhe nëse vendi dëshiron të afrohet me forcat e zhvillimit, duhet të punojë në fusha që mundësojnë inovacion më të madh. Ai theksoi se vitin e kaluar vendi ka pasur rritje prej vetëm 1 për qind, ndërsa për t'iu afruar forcave zhvillimore nevojitet rritje prej 6 deri në 7 për qind.

"Vitin e kaluar kemi pasur rritje prej vetëm 1 për qind, nëse duam të afrohemi me forcat zhvillimore në botë, duhet të arrijmë rritje prej 6 deri në 7 për qind e që na mjafton. Duhet të punojmë në sfera që mundësojnë inovacione më të mëdha, sepse inovacioni është motor për rritje dhe zhvillim. Inteligjenca artificiale është sferë që do të bëjë shumë ndryshime në biznesin dhe vendet e punës në mbarë botën. Shumë profesione do të zhduken, shumë profesione të reja do të paraqiten. Thjesht, kompanitë në punën e tyre do të zbatojnë inteligjencën artificiale do të jenë shumë më të mira dhe do të realizojnë produkte më të shpejta, më efikase dhe më të mira për shfrytëzuesit", tha Simov.

Ai iu referua edhe angazhimit të vendeve të Bashkimit Evropian se deri në vitin 2050 të jenë neutrale ndaj karbonit, pra, siç sqaroi niveli CO2 i emetuar dhe niveli i CO2  që absorbohet do të jetë i barabartë me zero, ndaj edhe theksoi se përdorimi e inteligjencës artificiale duhet të paraqesë interes për kompanitë maqedonase.

Kryetari i Odës Ekonomike, Trajan Angelevski theksoi se qasja e Komisionit Rregullator për Energjetikë duhet të modernizohet dhe t’u shpjegojnë kompanive se në cilën pjesë mund të konsumojnë energji elektrike, sepse siç tha ai, “ka periudha kohore kur tregu i lirë i energjisë elektrike është në minus ose i barabartë me zero”.

“Kemi pritshmëri të mëdha nga qeveria e re dhe besojmë se qasja e Komisionit Rregullator Energjetik duhet patjetër të modernizohet dhe të ndihmojë kompanitë që në mënyrë adekuate të përdorin burimet e energjensave, për t'u shpjeguar atyre se në cilën pjesë mund të konsumojnë energjinë elektrike. Ka periudha kohore kur në tregun e lirë energjia elektrike është në minus ose e barabartë me zero, që do të thotë energji pothuajse falas, përveç tarifës që do të paguani për konsumin e saj. Pra, presim nga institucionet shtetërore që në periudhën e ardhshme aktivisht të punojnë si të gjitha qeveritë dhe institucionet e tjera evropiane dhe të angazhohen maksimalisht për përparimin e vendit tonë në atë pjesë, sepse konsiderojmë se është një komponentë kyçe për zhvillimin e biznesit në të ardhmen në vendin tonë", ka thënë Angelevski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR