• e hënë, 08 korrik 2024

Tri ditë zie pas sulmit në spitalin në Gaza

Tri ditë zie pas sulmit në spitalin në Gaza

Gazë, 17 tetor 2023 (MIA)  -  Presidenti palestinez Mahmud Abas ka shpallur tri ditë zie pas sulmit ajror në spitalin Al Ahli në Gazë, raportojnë mediat shtetërore palestineze. 

 Siç raportoi më parë Bi-Bi-Si, izraelitët thanë se shkaku i zjarrit në spital ishte i paqartë dhe se ushtria ishte ende po heton.

 Bi-Bi-Si arriti të bisedojë me një mjek anonim që punon në spital. Ai për programin Njuzaur (Newshour) të Servisit Botëror të Bi-Bi-Si-së se vendi i sulmit, ku ishin strehuar rreth 4.000 persona të zhvendosur, ishte shkatërruar plotësisht.

 Ai shtoi se 80 për qind e spitalit është jashtë funksionit, ndërsa në shpërthim kanë humbur jetën  ose  janë plagosur qindra persona.

 Ai tha se spitali ishte i zbrazur sepse njerëzit ishin të zënë duke u përpjekur të shpëtonin të mbijetuarit e sulmit, raportoi Bi-Bi-Si.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR