• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trenat në Indi sërish po qarkullojnë në vendin e aksidentit tragjik

Trenat në Indi sërish po qarkullojnë  në vendin e aksidentit tragjik

 Nju-Delhi, 5 qershor 2023 (MIA) - Trenat e pasagjerëve dhe transportuese në Indi sot vazhduan të qarkullojnë në vendin e aksidentit hekurudhor më vdekjeprurës  në shtet në dekadat e fundit në vend, për të cilin autoritetet thanë se është shkaktuar nga një sistem të parregullt për sinjalizim. 

Trenat kalojnë krahas mbetjeve të vagonave nga aksidenti  që ka ndodhur të premten në mbrëmje afër qytetit Balasore në shtetin lindor të Indisë, Odisha. Në aksident humbën jetën të paktën 275 persona, ndërsa disa qindra janë plagosur.

Nga të dyja anët e shinave është vendosur një rrjet i gjelbër që të mbrohen rrënojat nga shikimi i kalimtarëve. 

Ministri i Hekurudhave Ashvini Vaishnav ishte në vendngjarje kur treni i parë kaloi vendin e aksidentit të dielën vonë, në këtë duke u lutur. 

Ministria e Hekurudhave bëri të ditur se treni i parë ka kaluar, i cili ka transportuar qymyr, ka kaluar 51 orë pas përplasjes.

Tani për tani nuk dihet nëse shinat janë rregulluar plotësisht, sepse sot trenat po lëvizin vetëm nga njëra anë. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR