Trençevska - Vucas: Arrihet një bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm rreth çështjes për familjet kujdestare dhe mbrojtjes sociale
- Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin austriak Georg Vucas dhe atasheun e Ministrisë Federale të Austrisë për Çështje Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Harold Fuger, ku fokusi kryesor ishte integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe harmonizimi i rregulloreve ligjore me legjislacionin e BE-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:43, 14 korrik, 2023
Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin austriak Georg Vucas dhe atasheun e Ministrisë Federale të Austrisë për Çështje Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Harold Fuger, ku fokusi kryesor ishte integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe harmonizimi i rregulloreve ligjore me legjislacionin e BE-së.
Siç bëri të ditur MPPS, ata biseduab për sukseset dhe bashkëpunimin e frytshëm të Ambasadës austriake dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, duke përfshirë çështjen e familjeve kujdestare dhe mbrojtjes sociale.
Në fund të takimit Trençevska falënderoi ambasadorin dhe punën e tij të përkushtuar, e cila, sipas saj, i ka sjellë dobi shtetit dhe ka përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ministrja gjithashtu i uroi ambasadorit ditë të këndshme të fundit në funksionin e tij në vend dhe suksese të mëdha në sfidat e ardhshme jetësore.
Vucas në fund t korrikut e përfundon detyrën e tij si ambasador i Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ar/
Foto: MPPS