Trençevska: Mbrojtja fëmijërore mbetet prioritet në punën tonë, çdo fëmijë meriton të jetë pjesë e procesit edukativ - arsimor
- - Mbrojtja fëmijërore dhe rëndësia e zgjerimit të kapaciteteve në kopshtet ekzistuese, si dhe ndërtim i të rejave me qëllim të kujdesit të më shumë fëmijëve në kopshtet dhe rritje dhe zhvillim të drejtë, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami dhe përfaqësuesit e Komunës së Tetovës.
- Post By Fitore Curri
- 13:23, 2 nëntor, 2023
Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Mbrojtja fëmijërore dhe rëndësia e zgjerimit të kapaciteteve në kopshtet ekzistuese, si dhe ndërtim i të rejave me qëllim të kujdesit të më shumë fëmijëve në kopshtet dhe rritje dhe zhvillim të drejtë, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami dhe përfaqësuesit e Komunës së Tetovës.
Në takim, siç informojnë nga MPPS, ishin shqyrtuar hapat e nevojshëm për përfundimin e objektit të ndërtuar - klon i kopshtit "Rinia" në Tetovë i financuar nga Bashkimi Evropian.
Trençevska ka theksuar se ndërtimi i kopshteve të reja është me rëndësi të veçantë që të përfshihen sa më shumë numër i fëmijëve në arsimin parashkollor. fc/
Fotografia: MPPS