• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tregtarët nxjerrin produkte të reja, duan të “anashkalojnë” Vendimin për marzhat, ISHT paralajmëron dënime rigoroze

Tregtarët nxjerrin produkte të reja, duan të “anashkalojnë” Vendimin për marzhat, ISHT paralajmëron dënime rigoroze

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Marketet nxorrën produkte të reja në një periudhë shumë të shkurtër vetëm për të shmangur Vendimin për kufizimin e marzheve. Ata po përpiqen në çdo mënyrë të anashkalojnë ligjin dhe të realizojnë fitim. Kanë rafte bosh dhe nuk furnizohen mjaftueshëm me produktet e përfshira me Vendimin. Ata gjithashtu ushtrojnë presion të madh mbi furnizuesit", tha sot Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) Goran Trajkovski në konferencën për media, duke paralajmëruar dënime rigoroze.

Ekipet e ISHT-së, theksoi Trajkovski, janë në terren çdo ditë dhe ushtrojnë kontrolle. Ai në konferencën për media, gjithashtu nxori disa produkte qumështi, duke sqaruar se marketet nuk ua ofrojnë blerësve ato paketa që ishin më parë në dispozicion dhe që përfshihen nga Vendimi për marzhet, por disa të tjera, me më pak gramazhë.

"Do të ndëshkojmë, nuk do të ketë kompromis për askënd, ligji do të zbatohet dhe duhet të zbatohet për të gjithë. U bëj thirrje si tregtarëve me pakicë ashtu edhe tregtarëve me shumicë që të mos përpiqen të anashkalojnë ligjet në mënyrë që të mos respektojnë Vendimin. Nuk do ta lejojmë këtë. Duhet të kemi sistem të barabartë dhe kushdo që dëshiron të jetë pjesë e tij është i mirëpritur, por kushdo që përpiqet ta anashkalojë atë do të ndëshkohet rëndë. Sot kemi ekipe në terren, dhe gjithashtu do të konsultohemi me AUV në lidhje me gramazhën. Do të veprojmë në mënyrë më rigoroze, meqë me të vërtetë ka përpjekje për të anashkaluar ligjet. Nuk po them se nuk duhet të ketë kafe 194 gramëshe. Në Vendimin është përfshirë ajo prej 200 gramëve, le të ketë edhe nga 194 gramë, por duhet të ketë edhe nga 200 gramë. Me Vendimin është përfshirë edhe buka prej 450 gramëve. Ka furnizues të mëdhenj, u bëj thirrje, sepse kanë 470 gramë bukë, për të prodhuar bukë prej 450 gramëve. Përveç te kafeja, edhe te kosi, gjejmë paketim prej 300 gramë, megjithëse Vendimi është përfshirë edhe ai prej 400 gramë. Është e mundur të sekuestrohen produkte të tilla", theksoi drejtori.

Sipas tij, marketet e mëdha edhe me Vendimin për marzhit arrijnë të realizojnë fitim, pra si rrjedhojë është e qartë pse po përpiqen të anashkalojnë ligjet.

"Ato janë dhjetë milionë euro fitim pavarësisht ngrirjeve dhe uljeve. Nuk e di pse e bëjnë këtë kur sërish reakizojnë fitim", tha drejtori.

Që nga miratimi i Vendimit për kufirin e marzhit në 10 për qind, ISHT ka kryer mbi 500 mbikëqyrje në mbi 73 kategori të produkteve dhe ka lëshuar mbi 30 urdhërpagesa për kundërvajtje me vlerë prej mbi 4,3 milion denarë.

“Që nga fillimi i Vendimit deri të enjten janë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje prej mbi dy milionë denarë, ndërsa vetëm të enjten janë lëshuar edhe urdhërpagesa prej mbi dy milionë sepse të mërkurën është parë se tregtarët me pakicë, zinxhirët e mëdhenj të marketeve, kanë rafte të zbrazëta dhe nuk furnizohen sa duhet me sasitë e produkteve siç është përmendur në Vendimin. Nuk do ta lejojmë këtë. Për sa kohë që unë jam drejtor i ISHT-së, unë i porosisë tregtarët me pakicë dhe tregtarët me shumicë që të mos përpiqen të anashkalojnë ligjet për të mos respektuar Vendimin. Gjithashtu kam informacion se disa zinxhire të mëdha të marketeve po ushtrojnë presion të madh mbi furnizuesit për të anashkaluar ligjet dhe për të realizuar fitim. Tregtarët me shumicë (furnizuesit) nuk duhet të dorëzohen ndaj presioneve të ushtruara nga disa prej marketeve kryesore në mënyrë që të anashkalojnë ligjet dhe të mos respektojnë Vendimin", nënvizoi Trajkovski.

Ai u bën thirrje tregtarëve, nëse kanë hapësirë, të ulin çmimet edhe të produkteve të tjera përveç atyre që përfshihen nga Vendimi për marzhet.

Më 20 shtator të këtij viti, Qeveria miratoi Vendimin për kufizimin e marzhit të fitimit bruto deri në 10 për qind, me të cilin janë përfshirë qindra produkte themelore ushqimore: bukë, produkte buke dhe qumështi, qumësht, mish dhe produkte mishi, disa nga produktet e konservuara, fruta, perime... ab/

foto: МIА

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR