Trembëdhjetë persona rrëmbehen dhe vriten në Peru, punonin për një kompani për gërmimin e arit
- Trembëdhjetë persona janë gjetur të vdekur në një minierë në malet e Perusë, disa ditë pasi u rrëmbyen në qytetin Pataz, njoftoi kompania minerare Poderosa, e cila zotëron minierën.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:42, 5 maj, 2025
Lima, 5 maj 2025 (MIA) - Trembëdhjetë persona janë gjetur të vdekur në një minierë në malet e Perusë, disa ditë pasi u rrëmbyen në qytetin Pataz, njoftoi kompania minerare Poderosa, e cila zotëron minierën.
Të vrarët kanë punuar për një firmë që punon për një kompani të madhe për gërmimin e arit, e cila është shënjestruar muajt e fundit nga grupe të armatosura të lidhura me minierat e paligjshme.
Në Pataz, 900 kilometra larg Limës, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të dhunës së shkaktuar nga "ethet e arit".
Poderosa thekson se bandat që kanë pushtuar qytetin deri më tani kanë vrarë 39 nga punonjës të saj, përfshirë edhe minatorë.
Kompania Poderosa vlerëson se gjendja e jashtëzakonshme dhe kontingjenti i madh i policisë nuk e kanë parandaluar dhunën dhe i ka bërë thirrje qeverisë së Perusë që ta rishqyrtojë urgjentisht strategjinë e saj.
Në disa rajone në Peru është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të një vale zhvatjesh dhe krimesh serioze. qa/
Foto: X