• e martë, 24 dhjetor 2024

Trembëdhjetë ministra të Punëve të Jashtme kërkojnë që Izraeli ta ndërpresë ofensivën në Rafah

Trembëdhjetë ministra të Punëve të Jashtme kërkojnë që Izraeli ta ndërpresë ofensivën në Rafah

Berlin, 17 maj 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të 13 vendeve kanë paralajmëruar në një letër se Izraeli nuk duhet të nisë një ofensivë të madhe ushtarake në qytetin Rafah në Rripin e Gazës dhe po ashtu kërkojnë më shumë ndihmë për popullatën palestineze, publikoi sot gazeta gjermane “Zidojçe cajtung”.

Letra me katër faqe, e datës 15 maj, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, u nënshkrua nga të gjitha vendet e G7, përveç SHBA-së. Në të, ministrat theksuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe dënuan sulmet terroriste nga Hamasi dhe grupet e tjera islamike më 7 tetor të vitit të kaluar.

Në letrën i bëhet thirrje qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu që të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të zbutur krizën shkatërruese dhe të thelluar humanitare në Rripin e Gazës.

"Zidojçe cajtung" thekson gjithashtu se krerët e diplomacisë kërkojnë që Izraeli të hapë të gjitha vendkalimet kufitare drejt enklavës palestineze për dërgimin e ndihmave, përfshirë këtu edhe vendkalimin Rafak në kufirin me Egjiptin.

Letra u nënshkrua nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve nga G-7, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia dhe Kanada, si dhe homologët e tyre nga Australia, Danimarka, Findanda, Holanda, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Suedia. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR