• e hënë, 08 korrik 2024

Tre ushtarë izraelitë dhe një kufitar egjiptian e humbën jetën gjatë një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit

Tre ushtarë izraelitë dhe një kufitar egjiptian e humbën jetën gjatë një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit

Tel Aviv, 3 qershor 2023 (MIA) - Në një sulm të armatosur në jug të Izraelit, pëgjatë kufirit egjiptian, sot jetën e humbën tre ushtarë izraelitë dhe një kufitar egjiptian, konfirmuan persona zyrtarë nga të dyja palët.

Zëdhënësi i armatës izraelite, Riçard Heht tha se konflikti filloi gjatë natës kur ushtarët parandaluan tentimin për kontrabandë të drogës përtej kufirit. Disa orë më vonë, dy ushtarët roje u vranë. Trupat e tyre u gjetën pas të shtënave.

Një kufitar egjiptian e humbi jetën në një këmbim tjetër të zjarrit, ku u vra edhe ushtari i tretë izraelit. ushtria egjiptiane kumtoi se roja kufitare egjiptiane e ka kaluar barrierën e sigurisë dhe ka këmbyer zjarr meushtarët izraelitë derisa ishin në gjurmim të kontrabandistëve të drogës.

Në kumtesën e armatës egjiptiane, u konfirmua se egjiptiani është vrarë së bashku me tre ushtarët izraelitë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR