• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tre ushtarë indianë humbën jetën gjatë të shtënave në Kashmir

Tre ushtarë indianë humbën jetën gjatë të shtënave në Kashmir

Srinagar, 5 gusht 2023 (MIA) - Tre ushtarë indianë janë vrarë gjatë një shkëmbim zjarri me kryengritësit në Kashmir që luftojnë kundër autoriteteve të Nju Delhit, kumtuan sot zyrtarët.

Incidenti ndodhi dje në operacionin e kërkimit të militantëve në pyjet në zonën jugore Kulgam, thuhet në komunikatë.

Në shkëmbimin e zjarrit me kryengritësit, thuhet se kanë mbetur të lënduar tre ushtarë, të cilët më vonë u janë nënshtruar plagëve të marra.

Operacioni ka vazhduar në atë zonë, informoi ushtria, por nuk dha detaje të tjera.

Kryengritësit në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India luftojnë kundër sundimit të Nju Delhit që nga viti 1989. Shumica e popullsisë myslimane të Kashmirit mbështet qëllimin e kryengritësve për bashkimin e territorit të shtetit federal, qoftë nën sundimin pakistanez ose si shtet i pavarur.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR