• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre trupa janë gjetur pas një shpërthimi në një shtëpi familjare në Sarajevë

Tre trupa janë gjetur pas një shpërthimi në një shtëpi familjare në Sarajevë

Sarajevë, 28 qershor 2024 (MIA) - Tre kufoma, të personave të paidentifikuar, janë gjetur pas zjarrit në një shtëpi familjare në Sarajevë, konfirmoi sot zëdhënësja e Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, Azra Bavçiq.

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në një shtëpi familjare në Sarajevë, pasi siç raportojnë mediat e Sarajevës, një shpërthim është dëgjuar dhe ka zgjatur për orë të tëra derisa është vënë nën kontroll.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, tragjedisë në shtëpinë e familjes në Sarajevë i ka paraprirë një konflikt mes dy vëllezërve. Vëllai i madh dyshohet se pas konfliktit vrau vëllain e vogël dhe gruan e tij, më pas i vuri flakën shtëpisë dhe vdiq nga zjarri.

Nga Prokuroria thonë se më shumë detaje do të dihen pas përfundimit të hetimeve dhe përcaktimit të rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti. Nga aty shtojnë se pasi hetimet janë duke vazhduar, identiteti i viktimave nuk dihet. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR