• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre të vdekur dhe 16 të plagosur në një sulm rus ndaj Harkovit

Tre të vdekur dhe 16 të plagosur në një sulm rus ndaj Harkovit

Kiev, 31 maj 2024 (MIA) - Të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa 16 janë plagosur në sulmet ruse mbi Harkov, në Ukrainën verilindore, njoftuan sot në mëngjes autoritetet rajonale. 

"Në sulmin e natës është goditur një ndërtesë pesëkatëshe në lagjen Novobavarski", deklaroi kryetari Igor Terehov, duke shtuar se ka frikë se nën rrënoja ka ende viktima. 

Persona zyrtarë thanë se "armiku filloi një taktikë të dyfishtë, përderisa personat mjekësorë, shpëtimtarët dhe policët ishin në vendin e ngjarjes".

Raketat С-300 dhe С-400 ishin lansuar nga territori i zonës ruse Belgorod, në kufirin me Ukrainën. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR