• e premte, 04 tetor 2024

Tre të vdekur dhe 15 të lënduar në një therje me thikë në një market në Shangai

Tre të vdekur dhe 15 të lënduar në një therje me thikë në një market në Shangai

Shangai, 1 tetor 2024 (MIA) - Tre persona kanë vdekur, ndërsa 15 janë lënduar pasi mbrëmë një burrë sulmonte me thikë në një supermarke Vollmart në Shangai.

Policia kineze kumtoi se arrestoi një burrë 37-vjeçar me emrin Lin në vendngjarje, duke shtuar se ai kishte ardhur në Shangai për të "shfryrë zemërimin e tij për një mosmarrëveshje ekonomike personale". Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim.

Incidenti ka ndodhur në një qendër tregtare në Songjiang, një lagje me popullsi të dendur në jugperëndim të qytetit, në të cilën ndodhen edhe disa universitete. 

Policia kumtoi se tre personat që kanë ndërruar jetë iu kanë nënshtruar plagëve të marra në spital.. Të tjerët "nuk kanë pësuar lëndime kërcënuese për jetën" dhe nuk besohet se janë në rrezik jetë.

Supermarketi sot eshte i hapur per punë, por me siguri shtesë.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por vendi ka parë një seri sulmesh me thikë muajt e fundit. Muajin e kaluar, një nxënës japonez 10-vjeçar vdiq një ditë pasi u godit me thikë pranë shkollës së tij në Kinën jugore. Në qershor të këtij viti, katër instruktorë nga një kolegj amerikan u therën me thikë në një park publik në qytetin verilindor të Jilin. Në maj, një burrë me thikë mbyti dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore Junan. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR