• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: Disa çështje lidhur me kufizimet e sulmeve thellë në Rusi nuk i përkasin NATO-s

Rute: Disa çështje lidhur me kufizimet e sulmeve thellë në Rusi nuk i përkasin NATO-s

Bruksel, 3 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Mark Rute tha se takimi i ardhshëm në nivel të liderëve të Grupit të kontaktit për sigurim të ndihmës mbrojtëse për Ukrainën është i rëndësishëm, por leja për heqje të kufizimeve të sulmeve thellë në Rusi duhet të jepet individualisht nga vendet e NATO-s, dhe jo nga Aleanca në tërësi.

"Presidenti (Xho) Bajden e thirri këtë takim të liderëve dhe mendoj se është posaçërisht me rëndësi ta mbajmë të shtunën, më 12 tetor, në Ramshtajn, së bashku me aleatët dhe, kuptohet, me Ukrainën", tha Rute.

Në pyetjen nëse gjatë atij takimi Ukrainës mund t'i jepet leja për të prëdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi kundër caqeve ushtarake në Rusi, Rute tha se Ukraina dukshëm ka të drejtë të mbrohet dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e saj.

"Kjo do të thotë se kjo e drejtë nuk përfundon në kufi. Rusia po e zhvillon këtë luftë ilegale, dhe kjo do të thotë se shënjestrimi i aeroplanëve dhe predhave luftarake ruse para se të përdoren kundër infrastrukturës civile ukrainase mudn të ndihmohet për të shpëtuar jetë (...) Në të njejtën kohë, secili nga aleatët duhet vetë të vendosë për nivelin e mbështetjes për Ukrainën. Dhe e di se disa nga këto diskutime janë në rrjedhë, por në fund të ditës nuk varet nga NATO-ja. Secili aleat duhet të vendosë se çfarë kufizime do të imponijë ndaj armëve që do të dërgojë në Ukrainë", sqaroi sekretari i përjgithshëm. ab/ 

Foto: EPА

 



QËNDRONI TË LIDHUR