• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre të plagosur dhe pesë të arrestuar gjatë të shtënave me armë zjarri në një kafene plazhi në Halkidiki

Tre të plagosur dhe pesë të arrestuar gjatë të shtënave me armë zjarri në një kafene plazhi në Halkidiki

 Athinë, 17 gusht 2024 (MIA) - Pesë persona janë arrestuar dhe një person është në kërkim, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një kafene në plazhin në Hanioti të Halkidikit, ku sipas mediave greke kanë marrë pjesë shtetas bullgarë, ndërsa dhe nuk  përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për përballje mafioze, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë vonë pak para mesnatës derisa në lokal po mbahej një mbrëmje muzikore dhe të pranishëm ishin edhe familje me fëmijë, ndërsa për momentin nuk dihen arsyet e të shtënave. 

 Sipas televizionit shtetëror ERT, incidenti ka ndodhur mes pronarit të kafenesë dhe disa personave, të cilët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri.

 Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërsa policia ka arrestuar pesë persona dhe është vënë në kërkim të personit që ka shtënë me armë zjarri.

 

QËNDRONI TË LIDHUR