Tre të miturit do të lëshohen në shtëpi, njëri do të mbetet për kontrolle shtesë
- Tre nga katër të miturit, të cilët të premten janë sjellur në Klinikën për toksikologji do të lirohen për mjekim shtëpiak, ndërsa njëri do të mbetet për kontrolle shtesë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:32, 15 korrik, 2024
Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Tre nga katër të miturit, të cilët të premten janë sjellur në Klinikën për toksikologji do të lirohen për mjekim shtëpiak, ndërsa njëri do të mbetet për kontrolle shtesë.
"Tek tre të miturit, parametrat janë të kënaqshme dhe do të lirohen. Një nga pacientët do të mbetet për shkak të kontrolleve të mëtutjeshme", deklaroi sot pasdite për MIA-n, drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev.
Dy prej kagër të miturve pa ndjenja janë gjetur në shtëpinë e një 40 vjeçari dhe janë dërguar në Klinikën për toksikologji. Pas analizave të kryera u konstatua prania e substancave psikoaktive.
Prokuroria Themelore Publike – Shkup të shtunën ka informuar se është lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 40-vjeçarit, i cili dyshohet për vepra të rënda penale kundër shëndetit të personave. Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka konsumuar alkool me fëmijët dhe gjatë mbrëmjes ka nxjerrë barna, që i ka përdorur për t'u shëruar nga varësia nga alkooli dhe të cilat ua ka ofruar të pinë për disponim më të mirë. Ai i detyroi të pinin një sasi të madhe të ilaçit në kombinim me alkoolin, megjithëse ishte i vetëdijshëm për efektin e dëmshëm, dhe i la në një gjendje të rëndë serioze shëndetësore, të krijuar nga ai.
Nga bisedat me të miturit, u konstatua se ata kanë arritur gjatë mbrëmjes të së enjtes në shtëpinë e 40 vjeçarit D.Gj., ku ndonjëherë qëndronte njëri prej të miturve.
Dyzetvjeçari është arrestuar dhe i ka konfirmuar deklaratat e të miturve.
"Gjatë mbrëmjes, personat e mitur kanë konsumuar një sasi të madhe pije alkoolike, ndërsa në një moment, nga ana e D.Gj. katër të miturve u është ofruar dhe u lejuan të konsumonin disa medikamente. Me këtë, personat e mitur janë sjellë në gjendje gjysmë të vetëdijshme, me sjellje të pakontrolluar, me ç'rast kanë thyer një pjesë të inventarit në dhomën e ndejes dhe me këtë rast kanë pësuar lëndime", informoi SPB Shkup. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s