Tre të huaj humbën jetën në zjarrin në një hotel në zonën turistike të njohur në Bangkok
- Zjarr shpërtheu në një hotel në afërsi të rrugës Kao San në Bangkok, destinacioni turistik i njohur, me ç'rast humbën jetën tre të huaj, ndërsa disa të tjerë u lënduan, njoftoi sot policia tajlandeze.
- Post By Sara Ademi
- 09:20, 30 dhjetor, 2024
Bangkok, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Zjarr shpërtheu në një hotel në afërsi të rrugës Kao San në Bangkok, destinacioni turistik i njohur, me ç'rast humbën jetën tre të huaj, ndërsa disa të tjerë u lënduan, njoftoi sot policia tajlandeze.
Tre personat të cilët humbën jetën në zjarrin janë turistë të huaj, deklaroi një përfaqësues i policisë. Një person është gjetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kanë vdekur rrugës për në spital.
Zjarri shpërtheu në katin e pestë të hotelit gjashtëkatësh "Ember", kumtoi policia.
Zjarri është shuar, ndërsa arsyeja hulumtohet.
Rruga Kao San është një rrugë e njohur për turistët në kryeqytetin tajlandez, e famshme për jetën e saj të natës.
Në momentin e zjarrit, në hotel ndodheshin 75 persona, shtatë të plagosur, mes tyre dy tajlandez dhe pesë të huaj. sa/
Foto: EPA