• e martë, 24 dhjetor 2024

Tre punonjës të Kryqit të Kuq janë vrarë në bombardimet ruse në Ukrainën lindore

Tre punonjës të Kryqit të Kuq janë vrarë në bombardimet ruse në Ukrainën lindore

Kiev, 12 shtator 2024 (MIA) - Në granatimet ruse sot janë vrarë tre ukrainas, të cilët kanë punuar në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), ndërsa dy të tjerë janë plagosur në një fshat në rajonin Donjeck, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar autoriteteve ukrainase.

"Edhe një tjetër krim lufte të Rusisë. Sot okupatorët kanë sulmuar veturën e misionit humanitar të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit Kuq në rajonin e Donjeckut", ka shkruar presidenti Vollodimir Zelenski në publikimin në "X". 

Fshati Viroluvka është bombarduar, ka shkruar shefi i administratës lokale, Vadim Fillashkin në publikimin në "Telegram", në të cilin raporton për viktimat. 

Dy punonjës janë hospitalizuar, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kritike, njoftoi prokuroria. 

Rajoni Donjeck, i cili është pjesërisht i okupuar nga forcat ruse, vazhdimisht është nën bombardime ruse dhe sulmeve ajrore. Moska mohon të ketë shënjestruar civilë ose infrastrukturë civile, edhe pse në sulmet e saj në Ukrainë deri tani jetën e kanë humbur mijëra njerëz, njoftojnë mediat britanike. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR