• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre policë janë plagosur, ndërsa 40 persona janë arrestuar gjatë protestës pro palestineze në Londër

Tre policë janë plagosur, ndërsa 40 persona janë arrestuar gjatë protestës pro palestineze në Londër

Londër, 29 maj 2024 (MIA) - Tre policë janë lënduar, ndërsa 40 persona janë arrestuar gjatë kohës së protestës së mbrëmshme pro palestineze në Londër, njoftoi DPA.

Protesta, e organizuar nga disa organizata, duke përfshirë Grupin e Solidaritetit të Palestinës, filloi rreth orës 18:00 sipas orës lokale dhe duheshte të përfundonte në orën 20:00, kumtoi policia.

Shumica e rreth 10.000 njerëzve të mbledhur u larguan nga sheshi para Pallatit Vajtholl pa incidente. Megjithatë, ka mbetur një grup prej rreth 500 persona, ndërsa policia arrestoi disa për t'i shpërndarë. rq/fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR