• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre persona kanë vdekur në SHBA pas infektimit me një bakterie të rrallë

Tre persona kanë vdekur në SHBA pas infektimit me një bakterie të rrallë

Uashington, 17 gusht 2023 (MIA) - Të paktën tre persona kanë vdekur në Konektikat dhe Nju Jork pasi u infektuan me një bakterie të rrallë mishngrënëse që mund të gjendet në ujërat e ngrohta ose në guaca të papërpunuara, konfirmoi sot Ministria amerikane e Shëndetit Publik.

Të tre personat ishin midis moshës 60 dhe 80 vjeç, publikoi En-Bi-Si-Njuz.

Drejtori për komunikime në Departamentin e Shëndetit Publik, Kristofer Bojl deklaroi se dy persona në Konektikat u infektuan me virusin Vibrio vulnificus dhe vdiqën pasi notuan në dy lokacione të veçanta në Long Ajlend Saund.

Shtohet se një person i tretë u infektua në korrik pasi hëngri goca deti të papërpunuara.

Vibrio vulnificus vjen nga e njëjta familje si bakteria që shkakton kolerën. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR