• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre persona janë vrarë në një sulm terrorist në Kabul

Tre persona janë vrarë në një sulm terrorist në Kabul

Kabul, 10 janar 2024 (MIA) - Tre persona janë vrarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në kryeqytetitn e Afganistanit.

"Furgoni shpërtheu në zonën policore të 16-të në Kabul, pas së cilës kanë humbur jetën tre persona, ndërsa katër janë plagosur", theksoi zëdhënësi i policisë Kalid Zadran, transmeton Ej-Bi-Si njuz.

Ai theksoi policia tashmë ka arrestuar nje person i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë sulm terrorist.

Askush menjëherë nuk e ka marrë përgjegjsinë për sulmin, por grupi terrorist i Shtetit Islamik (SHI) në rajon në të kaluarën ka sulmuar shpesh shiitët, të cilët SHI i konsideron si mbeturina.

Ky është sulmi i dytë në Kabul për një javë. Të shtunën pesë persona janë vrarë, ndërsa 15 janë plagosur kur grupi terrorist i Shtetit Islamik hodhi në ajër një minibus. rq/mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR