• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre persona janë vrarë në operacione të armatës izraelite dhe përleshjeve në Bregun Perëndimor

Tre persona janë vrarë në operacione të armatës izraelite dhe përleshjeve në Bregun Perëndimor

Ramallah, 27 mars 2024 (MIA) - Tre persona janë vrarë mbrëmë në operacionet e ushtrisë izraelite në Xhenin në Bregun Perëndimor, njoftoi DPA, duke iu freferuar ushtrisë izraelite.

Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë kryer një operacion antiterrorist mbrëmë në qytet, gjatë të cilit palestinezët hodhën mjete shpërthyese. Ushtarët i janë kundërpërgjigjur zjarrit dhe kanë vrarë një person. Plestinezi i vrarë 19-vjeçar u qëllua në gjoks dhe kofshë, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.

IDF gjithashtu komunikoi se sulmoi dhe vrau dy persona të tjerë të armatosur palestinezë në Xhenin, ndërsa zyrtarët shëndetësorë thanë se dy persona u vranë në një sulm izraelit me dron në një kamp refugjatësh atje.

Autoritetet shëndetësore raportuan gjithsej katër palestinezë të plagosur gjatë operacioneve në Xhenin. Qyteti besohet të jetë një bastion i militantëve palestinezë dhe është sulmuar vazhdimisht nga ushtria izraelite, theksoi  DPA. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR