• e diel, 06 tetor 2024

Tre persona humbën jetën në një aksident helikopteri në Turqi gjatë shuarjes së zjarrit

Tre persona humbën jetën në një aksident helikopteri në Turqi gjatë shuarjes së zjarrit

Stamboll, 18 shtator 2023 (MIA) - Tre persona humbën jetën në një aksident helikopteri në Turqinë perëndimore gjatë shuarjes së zjarrit pyjor, publikuan sot mediat turke.

Sipas raportit, helikopteri është rrëzuar të shtunën derisa ekuipazhi po përpiqej të largonte ujin nga diga në qytetin perëndimor Izmir.

Një nga katër pasagjerët është shpëtuar dhe gjendet për trajtim në spital. Trupat e viktimave u gjetën në digë.

Zhytësit në mëngjes gjetën trupat në një thellësi prej 12 metra, citohet në raport. Tani bëjnë përpjekje t'i nxjerrin trupat në sipërfaqe.

Në ndërkohë, aksioni për shuarjen e zjarrit është në vijim. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR