• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre persona e kanë humbur jetën në zjarret në Portugali

Tre persona e kanë humbur jetën në zjarret në Portugali

Lisbonë, 17 shtator 2024 (MIA) - Të paktën tre persona e kanë humbur jetën në disa zjarre në Portugali, njoftoi DPA. Janë lënduar gjithsej 17 persona.

Një nga viktimat është zjarrfikës, i cili ka vdekur nga sulmi kardiak derisa ka qenë në punë. Janë gjetur trupat edhe të dy viktimave. Njëri ka qenë punëtor në pyll të kapluar nga zjarri, ndërsa tjetri ka vdekur nga sulmi kardiak derisa ka tentuar ta shuajë zjarrin në afërsi të shtëpisë së tij.

Rreth 3.500 zjarrfikës, ushtria dhe personeli i mbrojtjes civile po luftojnë me zjarrin. Më vështirë është situata në pjesët veriore dhe qendrore të vendit.

Për shkak të zjarrit, janë mbyllur disa autostrada. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR